Fatmir Muhaj nga fshati Tërbaç, Qarku i Vlorës, tregon për “Tak Fak” se që prej vitit 2007 ka kaluar një kalvar të gjatë vuajtjesh në kërkim të drejtësisë për pronën e trashëguar nga familja.
Ai është dënuar me burg nga drejtësia me akuzën e “pushtimit të pronës”.
Muhaj akuzon gjyqtarët e Vlorës por edhe ata të Apelit të Juridiksionit të përgjithshëm se kanë bashkëpunuar kundër tij, për t’i marrë tokën.
Por cilët janë gjyqtarët dhe prokurorët që u bënë bashkë për të dënuar Fatmirin në këtë histori?
Cili është roli i Iliba Bezat dhe çfarë lidhje ka ajo me Belinda Ballukun?
Fatmir Muhaj: Dënimni e dha gjyqtarja Mirela Mishgjoni dhe prokurori që është hequr nga Vettingu Saimir Smaka. I bënin seancat në mungesën time, unë shkoja atje, policia nxirrte njoftim nuk gjendet personi, bënin lojë, e tmerrshme. Dënohem me 6 muaj burg për pushtim toke. Shkoj në Gjykatën e Apelit. Më thonë nuk plotësohet kuorumi. Gjyqtarja Iliba Bezati bashkë me Petrit Alia thotë nuk plotësohet as sot se gjyqtari tjetër është në një seancë. Pas tre ditësh më thotë vëllai gjyqi ka përfunduar dhe ty të kanë dënuar, aty kam kaluar në depresion. Vendimin e dhanë gjyqtarët Skënder Damini, Petrit Alia dhe një monstër Iliba Bezati, më kanë marrë jetën, janë organizatë kriminale.
***
Ai përmend të përfshirë në këtë histori edhe emrin e ish-kryetarit të bashkisë Himarë Jorgo Goro i cili ka hartuar një kontratë fiktive për dhënien me qira të pronës ndaj Amanti Kapos, djalit të ish-kryetarit të Komunës Horë Vranisht.
Sipas Muhajt, nga 5 mijë metra katrorë, sipas dokumenteve, janë falsifikuar të dhënat për të kaluar në 45 mijë m², duke e regjistruar tokën në hipotekë si pronë të komunës.
“Deri në vitin 2016 unë kam paguar taksën për këtë tokë. Sot më thonë mos e kalo fare, sepse ua kanë dhënë atyre, shprehet i indinjuar Fatmir Muhaj.
Muhaj thotë për “Tak Fak” se e gjithë kjo çështje nuk ka të bëjë vetëm me pronën, por me një plan më të madh kriminal.
“E kam deklaruar publikisht se në ish-godinat e rezervave të shtetit në Tërbac planifikohet ndërtimi i laboratorit më të madh të drogës në Shqipëri,” deklaron ai, duke e konsideruar këtë si motivin e vërtetë të përplasjes me institucionet.
Së fundmi, Fatmir Muhaj tregon se ka kërkuar dosjen e çështjes së tij nga Vlora në Tiranë dhe ka zbuluar se në dosje mungojnë provat që ai ka dorëzuar ndër vite.
“Kanë zhdukur të gjitha provat që rrëzonin akuzat dhe vërtetonin pafajësinë time. Edhe kallëzimet që kam bërë janë hequr,” shprehet ai.
()