EMRI/ Ishte shpallur në kërkim pasi fshehu të ardhurat. arrestohet 22- vjeçari në Durrës

Një 22- vjeçar i identifikuar si  Redion Sefa është arrestuar nga Policia e Durrësit pasi ishte shpallur në kërkim sepse së bashku me 3 shtetas të tjerë, kanë mashtruar për të ardhurat e deklaruara, me qëllim shmangien e detyrimeve tatimore.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Njoftim i policisë:

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare kapën dhe ndaluan shtetasin R. S., 22 vjeç, banues në Krujë, i cili ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Durrësit, në vijim të hetimeve të kryera në kuadër të operacionit të koduar “Skema”, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Krijimi i skemave mashtruese lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar”.

Hetimet e kryera në kuadër të këtij operacioni identifikuan 7 shtetas, të cilët deklaronin të dhëna financiare fiktive të subjekteve që administronin apo ku ishin të punësuar, për të shmangur detyrimet tatimore. Shtetasi R. S. dhe 3 shtetas të tjerë, administratorë të disa subjekteve, në bashkëpunim me 3 shtetas të tjerë, të punësuar në këto subjekte, kanë mashtruar për të ardhurat/shpenzimet e deklaruara, me qëllim shmangien e detyrimeve tatimore. Kjo veprimtari kriminale dyshohet t’i ketë sjellë shtetit, rreth 3 milionë euro dëm ekonomik.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

()


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook