Myrto Uzuni rikthehet të bëjë protagonistin për ekipin e tij Austin. “Bomberi” kuqezi realizoi një gol shumë të bukur në Kupë, duke ndihmuar ekipin e tij të kalojë në fazën e 1/8. Ekipi i Austin e gjeti veten në dizavantazh të dyfishtë përballë El Paso-s pas pjesës së parë, por në fraksionin e dytë arritën të përmbysin gjithçka.
Në minutën e 76-të, Uzuni mori një top në kufijtë e zonës së rreptësisë dhe më një goditje perfekte dërgoi topin në rrjetë duke barazuar shifrar në 2-2.
Në të 80-të, Austin gjeti dhe golin e tretë duke siguruar një biletë për në fazën e 1/8 në Kupë.
()