Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ishte në mbrëmje në Shkodër, në takimin përmbyllës të fushatës, nga ku u shpreh plot optimizëm që jo vetëm Shkodra, por i gjithë.
Berisha e nisi fjalën e tij me urimin për Papën e ri, i cili sapo u zgjodh. Gjithashtu, uroi strategun e fushatës, LaCivita, i cili iu bashkua sot në Shkodër.
Berisha në Shkodër
Të dashur qytetare dhe qytetarë të Shkodrës, përshëndetjet më të përzemërta për ju në këtë shesh, në këtë tubim fantastik, qytetarëve të Shkodrës kudo që janë nga Shala, Dukagjini gjer në Torovicë, në Fierzë dhe në Velipojë.
Nderimin më të madh për të gjithë ju.
Por sot, ndërkohë në jemi mbledhur këtu në prag të fitores sonë madhështore, me qindra mijëra shqiptarë nga e mbarë bota po presin emrin e shenjtërisë së tij, Papës së sapozgjedhur.
Le t’i urojmë ne sukseset më të mëdha në misionin e tij hyjnor, udhëheqjen e miliarda katolikëve në Europë dhe në botë.
Le të nderojmë ne miqësinë tradicionale shekullore mijëravjeçare që ka lidhur trojet arbnore me Vatikanin.
Por miq, këtu bashkëkryestrategu i rikthimit më të madh në historinë e njerëzimit, rikthimit të presidentit Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë se na njoftoi se bashkëarkitektja e këtij rikthimit të jashtëzakonshëm, aktualisht shefe e kabinetit në Shtëpinë e bardhë, zonja e nderuar Susan Wiles ka ditëilindjen.
Le të bashkohemi ne me mikun tonë Chris LaCivita për t’i uruar asaj dhe 120 vjet, siç thotë urimi ynë tradicional, vite plot shëndet dhe suksese.
()