Incidenti në mitingun e Elbasanit, reagon dega e PD: S’ka pasur tensione politike, ishte konflikt banal mes të rinjve

Partia Demokratike, dega Elbasan, ka reaguar me një deklaratë për mediat në lidhje me incidentin e ndodhur gjatë mitingut përmbyllës të në qytet, ngjarje e ndodhur dje.

Sipas demokratëve, ngjarja ishte një konflikt i natyrës krejtësisht banale mes disa të rinjve, pa asnjë lidhje me organizimin e mitingut apo me përplasje midis grupeve mbështetëse të kandidatëve.

“Nuk bëhet fjalë për asnjë tension të karakterit politik. Ky episod i izoluar po keqpërdoret nga qarqe të afërta me mazhorancën për të politizuar ngjarjen dhe për të njollosur një takim madhështor,” thuhet në deklaratën e PD Elbasan.

Partia Demokratike thekson se mitingu në Elbasan ishte një demonstrim i fuqishëm mbështetjeje për Sali Berishën dhe vizionin e PD-së për ndryshim, ndërsa u bën thirrje qytetarëve të mos bien pre e manipulimeve dhe të qëndrojnë të fokusuar në synimin e përbashkët: fitoren e vlerave demokratike dhe të së ardhmes.

Deklarata e PD:

Në lidhje me incidentin e ndodhur gjatë mitingut përmbyllës të Partisë Demokratike në Elbasan, Partia Demokratike Dega Elbasan dëshiron të sqaroj opinionin publik se bëhet fjalë për një konflikt të natyrës krejtësisht banale mes disa të rinjve, pa asnjë lidhje me përplasjen e grupeve mbështetëse të kandidatëve apo me organizimin e Partisë Demokratike.

Fatkeqësisht, ky episod i izoluar u përdor me shpejtësi nga qarqe të afërta me mazhorancën për ta politizuar dhe për të njollosur suksesin e këtij takimi madhështor,ku qytetarët e Elbasanit treguan mbështetjen e tyre të jashtëzakonshme për Prof. Dr. Sali Berishën dhe Partinë Demokratike.

Partia Demokratike Elbasan u bën thirrje të gjithë qytetarëve të mos ndikohen nga manipulime të tilla keqdashëse dhe të mbeten të fokusuar tek qëllimi ynë i përbashkët: fitorja e vlerave demokratike dhe ndryshimi që Elbasani dhe Shqipëria meritojnë.


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook