Konferenca ndërkombëtare te “Luarasi”, Avokatja e Popullit, Erinda Ballanca: Çdo politikë sociale duhet të bazohet në të drejta

Avokatja e Popullit Erinda Ballanca, ishte sot pjesë e Konferencës shkencore ndërkombëtare “Drejtësia, siguria dhe të drejtat e njeriut” të organizuar nga Universiteti “Luarasi”.

Në fjalën e saj në konferencë Ballanca u shpreh se përqasja ndaj të drejtave të njeriut është një element shumë i rëndësishëm, që trajtohet madje që në preambulën e Kushtetutës së Shqipërisë.

Kjo sipas saj nënkupton që zbatimi i të drejtave të njeriut duhet të jetë në themel të përpilimit të politikave sociale e jo vetëm.

“Dua të përgëzoj zotin dhe zonjën Hysenbelliu për këtë aktivitet.
Kisha përgatitur një fjalim të një natyre tjetër duke menduar se do të kishte më shumë studentë.
Mendimin tim ia kisha vënë faktit se doja të tregoja çfarë ndryshimi ka zbatimi i të drejtave të njeriut nga koha kur unë jam laureuar në shekullin e kaluar e deri më sot.
Përfitoj nga rasti të tërheq vëmendjen në një element bashkëkohor të Kushtetutës, dokumentit më të rëndësishëm të shtetit tonë. Është shumë e rëndësishme Human Right Aproach.
Çdo politikë sociale e jo vetëm duhet të bazohen në të drejta.
Që në preambulën e Kushtetutës ka qenë pikërisht kjo. Shprehimisht thuhet: Me vendosmërinë për të ndërtuar një shtet të së drejtës, demokratik e social, në zbatim të së drejtave të njeriut”.
Qëllimi për të cilin do të ndërtohet ky shtet i të drejtave është pikërisht zbatimi i këtyre të drejtave.
Bota sot po kalon një nga kohët më të vështira për sa i përket garantimit të të drejtave të njeriut.
Më parë konsideroheshin çështje të trajtuara e të gjithëpranuara, por sot, pas pandemisë, luftërat që po zhvillohen, po rilulëzojnë fatkeqësisht kanë krijuar një problem të madh në sistemin e të drejtave të njeriut dhe liritë individuale”, u shpreh ajo.


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook