Atletico Bilbao do të përballet sot me Manchester United, ku do kërkojë përmbysjen pas humbjes 3-0 në ndeshjen e parë në gjysmëfinalen e Europa League.
Trajneri i Bilbaos, Ernesto Valverde, ka zbuluar një prapaskenë interesante për takimin e fundit, që u luajt kundër Real Sociedad ku nëntë lojtarë u bllokuan në një ashensor.
“Patëm një ndeshje të vështirë kundër Real Sociedad dhe një fatkeqësi, nëntë lojtarë u bllokuan në ashensor, i cili kishte një kapacitet prej tetë personash. I kemi nxjerrë para ndeshjes”, u shpreh Valverde.