Një tjetër problem i Tiranës këtë sezon ka qenë ndryshimi i trajnerëve. Sezonin e nisi Bledi Shkëmbi, i cili ndërtoi skuadrën. Pas javës së 12-të ishte Gugash Magani, që drejtoi grupin bardheblu.
Gashi dha dorëheqjen pas Egnatias. Më pas erdhi sërish Shkëmbi, por gjërat nuk është se shkuan mbarë. Të njëjtat probleme në skuadër si edhe një vit më parë. Grupi është i papjekur dhe në këto kushte nuk mund të bënte më shumë.
Thënë të gjitha këto, ideja e Tiranës për të bërë një skuadër të lirë dështoi. Drejtuesit e kuptuan në dhjetor, por ishte vonë, sepse ndërhyrjet me Ernest, Verën, Rafaelin dhe Smaçin ndryshuan grupin, por jo për të siguruar pikët që u duheshin bardhebluve.