Kryeministri Edi Rama sot ishte në Vlorë, ku mbylli fushatën e tij elektorale.
Rama gjatë fjalës së tij ftoi në skenë edhe këngëtarin e njohur Noizy, ndërsa nisën të këndojnë së bashku. Rama u shpreh se vlonjatët duhet të votojnë për rrugëtimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian.
Edi Rama: Ku është ky mo. Nuk është nga Vlora ky, vjen me vonesë. Hajde Noizy këtu. Është surprizë, por dua të këndoj bashkë me Noizyn, duke mbajtur lart flamujt, këngën e jashtëzakonshme që Noizy ka shkruar me gjithë zemër për këtë rrugëtim drejt BE-së. Ngrini flamujt.
Noizy: Vlora, përshëndetje. Ju e dini, duhet të votoni numrin 5.
Edi Rama: Më 11 maj të nxjerrim nga kutitë e votimit një det kuq e zi. Faleminderit shumë të gjithëve.