PSG-Inter do të jetë finalja e madhe e Uefa Champions League për sezonin 2024-2025, e cila do të zhvillohet mbrëmjen e 31 Majit në “Allianz Arena” të Mynihut. Pas zhvillimit edhe të aktit të dytë të fazës gjysmëfinale kampionët e Italisë Inter do të sfidojnë ata të Francës PSG në një finale të gjithën për t’u luajtur.
Parizienët vijnë për herë të dytë në finalen e këtij kompeticioni. Pas disfatës në Lisbonë ndaj Bayernit të Mynihut në vitin e pandemisë 2020, tashmë francezët do të kërkojnë të sjellin trofeun me veshë të mëdhenj për herë të parë në kryeqytetin e dashurisë, Parisin. Një skuadër e kompletuar, që nuk ka më gjeneralë në skuadër si vite më pare, aty ku yjet e botës Messi, Neymar e Mbappe ishin pjesë e ekipit parizien, por një skuadër me lojtarë cilësor e shumëpunëtor, që në drejtimin e një arkitekti si Luis Enrique do të tentojnë suksesin e madh në finalen e Mynhut.
Në krahun tjetër Inter. Skuadra e Inzaghit mbërrin për herë të dytë në finalen e madhe të Champions League, në 4 vitet e fundit kur drejtimin e milanezëve e ka marrë tekniku Inzaghi. Kjo do të jetë finalja e 7 në historinë e klubit zikaltër, aty ku herën e fundit në Stamboll ishte Manchester City që triumfoi 1-0, me Inter që do të ketë mundësinë mbrëmjen e 31 Majit të fitojë Champions për herë të 4 në histori. Me scudetton që 3 javë nga fundi bëhet gjithnjë e më i vështirë për Inter, duket se të bateritë do të jenë të përqëndruan në finalen e Championsit.
Të dyja skuadrat nuk janë përballur më herët në një ndeshje zyrtare të ndonjë kompetiiconi evropian, ndaj mbrëmjen e 31 Majit e gjithë bota do të jetë sy e vesh për të mësuar se cila do të jetë kampionia e Evropës për klube këtë sezon.