Përfundoi në spital pas dëmtimit të rëndë, Gjilani jep informacion për gjendjen e futbollistit shqiptar

Oltion Bilali është në gjendje të qëndrueshme, pas dëmtimit të rëndë që pësoi në ndeshjen Gjilani-Malisheva. Ishin minutat e fundit të ndeshjes, kur futbollisti i Gjilanit pësoi dëmtim të rëndë dhe u transportua me ambulancë në spital.

Sot, dy ditë më vonë, Gjilani ka dhënë lajm të mirë për gjendjen e lojtarit të tij. Bilali ka kaluar vështirësitë e mëdha dhe është drejt rikuperimit.

Njoftimi i Gjilanit:

“Përditësim i raportit mjekësor mbi gjendjen e futbollistit Oltion Bilalli. Sport Club Gjilani informon opinionin publik dhe median se futbollisti ynë, Oltion Bilalli është në gjendje stabile dhe me frymarrje spontane. Parametrat e tij janë të qëndrueshëm dhe brenda normave fiziologjike.

Aktualisht, Bilalli është në gjendje të mirë me vetëdije të plotë dhe është i komunikueshëm. Ai tregon gjithashtu lëvizshmëri dhe reagime të normalizuara. Gjendja e tij po monitorohet nga ekipi mjekësor në seksionin e Mjekimit Intensiv të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), dhe shenjat klinike janë pozitive, duke treguar për një rikuperim të shpejtë dhe progresiv. Jemi të inkurajuar nga përmirësimet dhe shpresojmë që ai të kthehet sa më shpejtë në fushën e lojës dhe në mesin e ekipit”, njoftohet nga Gjila


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook