SHBA hoqi non gratën? Berisha në Shkodër: Mirënjohje të pakufishme për Trump dhe për ju që rezistuat

Sali Berisha ka falenderuar të gjithë shkodranët për mirënjohjen, duke u shprehur se më 11 maj do të hapet një kapitull i ri.

Kreu i PD-së nuk la përmendur edhe çështjen e “non-gratës” nga SHBA, teksa shprehur mirënjohje të pakufishme për presidentin Trump, që i preu kokën gjarprit Soros në Uashington.

Berisha në Shkodër:

Miq, e dëgjuat vetë lajmin.

E vërteta triumfoi.

Ndaj dhe një mirënjohje të pakufishme për presidentin Trump që i preu kokën gjarprit Soros në Uashington.

Por një mirënjohje të thellë për të gjithë ju që qëndruat, nuk u mposhtët dhe votuat PD edhe në kohërat më të vështira.

Me 11 Maj, Shkodra dhe Shqipëria hap një kapitull të ri. Ndahet nga një diktaturë, rivendos dinjitetin e qytetarëve.

Mbi të gjitha kthen shpresën, kthen besimin, kthen dinjitetin, kthen të ardhmen e qytetarëve të vet.

Kthen shpresën dhe besimin tek Shkodra dhe Shqipëria.

Rrofshi ju, rroftë Shqipëria.

Fitore, fitore, fitore!

()


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook