“Tan Lepri lëviz në Qarkun e Fierit me bekimin e Ballukut”, Gazment Bardhi: Me paratë e pista do të blejë dinjitetin e qytetarëve

Drejtuesi politik i PD-së në Qarkun e Fierit, Gazment Bardhi, ka denoncuar një tjetër personazh në këtë qark në përpjekje të blerjes së votave në favor të PS.

Sipas Bardhit, bëhet fjalë për një personazh të njohur, që me bekimin e Belinda Ballukut dhe mbrojtjen e Policisë së Shtetit, po vepron në Lushnjë, Divjakë dhe Fier.

Postimi i Bardhit:

Prej shumë kohësh tashmë, në disa zona në Lushnje, Divjakë dhe Fier, lëviz me bekimin e Belinda Ballukut dhe nën mbrojtjen e Policisë së Shtetit, një personazh me emrin “Tan Lepri”, që mendon se me paratë e pista të përfituara në shkelje të ligjit nga Belinda, do të blejë dinjitetin e qytetarëve të qarkut Fier.

Ky personazh është një terrorist elektoral dhe do të trajtohet me gjithë forcën e ligjit si i tillë. Nuk ka për t’u amnistuar askush që mendon se në vitin 2025 mund të shërbejë si kamikaz për të hedhur në erë zgjedhjet e lira dhe të ndershme.

Shpreh keqardhjen e plotë që edhe pse vetëm 3 ditë nga data e zgjedhjeve SPAK ende nuk ka gjetur kohë të merret me krimet zgjedhore në Fier, edhe pse ka një mal me përgjime, materiale e denoncime për secilin prej terroristëve elektoral që po vepron në këtë qark, përfshirë personazhin në fjalë. Është urgjente që kufinjtë e ligjit të tregohen përpara zgjedhjeve, sepse ndëshkimi në kohë është jetik për demokracinë dhe shtetin ligjor.

()


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook