Tavo dhe Gjiknuri me banorët e Lukovës: Vota për PS, garanci për vijimin e investimeve. Treni i zhvillimit ndodhet në stacionin e fundit!

Kandidati socialist i listës së hapur në Qarkun e Vlorës, Damian Gjiknuri, shoqëruar nga kryetari i Bashkisë Himarë, Vangjel Tavo, zhvilloi takim me banorë të Lukovës.

Kryebashkiaku Tavo, në fjalën e tij theksoi se, Për Lukovën janë parashikuar në buxhetin e këtij viti shumë investime infrastrukturore, si rehabilitim të rrugëve dhe instalimi i ndriçimit ndërsa është hartuar dhe projekti i ujësjellësit që do të përfshijë dhe fshatrat përreth.

Tavo, referuar kandidaturës së Gjiknurit pohoi se, “E kam kënaqësi që jam sot këtu me Damianin. Ju e njihni. Është politikan kalibri. Unë si përfaqësues i PS, e kam kënaqësi të vij sot në Lukovë, bashkë me Damianin, të kërkoj votën për Numrin 5, për PS, por edhe për Damianin, pasi duke e patur në krah një njeri si Damiani fuqia jonë politike rritet edhe më shumë”

62470e4b 3724 4df6 991a 52f8afeb57f1

Rikthehem në Lukovë, me të cilën më lidhin shumë gjëra. Kemi bërë punë shumë të mira së bashku por kemi ende shumë për të bërë. Zhvillimi i mëtejshëm i Lukovës do të vijojë vetëm me Partinë Socialiste. Është një tren i nisur, jemi në stacionin e fundit. Që punët e mira të vazhdojnë duhet mbështetur PS dhe Edi Rama. E ardhmja e Lukovës është vetëm me Partinë Socialiste. Partia Socialiste është garanci për rrugën e mirë që kemi nisur e që ndihet dhe këtu në fshatin tuaj.  theksoi Gjiknuri  në fjalën e tij.

Për kandidaturën e tij, Gjiknuri pohoi se, e ka konsoliduar figurën e tij përmes punëve, duke i dhënë provat me punë konkrete, ndërsa kërkoi mbështetje përmes votës për të qenë përfaqësuesi i tyre. Gjiknuri theksoi se, “Unë do të jem si ajo era që shtyn anijen me vela drejt destinacionit, së bashku me Vangjelin.

Banorët pohuan se, Lukova ka mundësi të njohë investime në këtë mandat të katërt, vetëm me Partinë Socialiste duke pohuar se, ata vet e kanë zgjedhur deputetin e tyre, Damian Gjiknurin.

()


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook