“Të fitojmë Champions”, Enrique nuk fshihet, Arteta: Krenar për ekipin

PSG siguroi një biletë për në finalen e Champions League pas suksesit “dopio” kundër Arsenal. Luis Enrique nuk e fshehu gëzimin për këtë arritje të madhe, por tekniku spanjoll sheh përpara, nga finalja kundër Inter:

“Kjo ishte një ndeshje e çuditshme, ishte një ndeshje ndryshe nga sfida e parë. Arsenal u përpoq të luante shumë me goditje standarde, ne u mbrojtëm mirë dhe arritëm të shënonim golin e parë me kundërsulm. Donnarumma? Ashtu si në ndeshjen e parë, edhe këtë herë ishte fantastik. Ekipi ynë është mësuar të sulmojë dhe të mbrojë larg zonës, të kesh një portier si ai është thelbësor. Objektivi ynë është të shkruajmë historinë e PSG, për ta bërë këtë duhet të fitojmë Champions League”, u shpreh Luis Enrique pas ndeshjes.

Arsenal i shkoi shumë pranë finales, por në fund ekipi i Artetas u dorëzuar përballë PSG, një përfundim i hidhur, por që nuk i heq aspak krenarinë teknikun spanjoll për këtë rrugëtim fantastik në Champions League:

“Pikësëpari, më duhet t’i bëj komplimente PSG për arritjen e finales. Lojtari më i mirë i Parisit në këto dy sfida ishte Donnarumma, bëri diferencën në këtë takim. Mendoj se ishim shumë pranë, shumë më pranë se sa e tregon rezultati. Jam shumë krenar për lojtarët dhe për atë që bënë në këtë takim. Të shoh ekipin tim duke luajtur në këtë formë kundër një prej ekipeve më të mira në Evropë me mbush me krenari. Mbase askush nuk e mendonte që do të vinim deri këtu, por ne i shkuam shumë pranë”, u shpreh Arteta pas ndeshjes kundër PSG.

()


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook