Kryetari i PS, Edi Rama, ishte në takimin përmbyllës në Durrës, ku pasi falënderoi për pjesëmarrjen masive, u shpreh se me gjithë këto njerëz në shesh, ky qark do të marrë mandatin e nëntë.
Rama në Durrës:
U rrita në këtë shesh, së bashku me Kryetarin e Bashkisë e transformuam këtë shesh. Kur pashë kënetën këtu para ca ditësh, m’u duk sikur kishin dalë leshterikët. Qarku i Durrësit do t’i japë një shtytje edhe me të madhe leshterikëve.
Për Durrësin, në memorandumin e Kuçit, mandatin e nëntë e vura me 50%. Nëse do të ketë një masivitet si sot këtu, në takimin më të madh që kam parë njëherë në Durrës, padiskutim që Durrësi do të marrë 9 mandate për PS. Kam parasysh këtu edhe Krujën, Shijakun dhe gjithë që përfshin ky qark.
Vijon…