Trajneri i Serie A mund të rinovojë kontratën, gati vazhdimi i bashkëpunimit

Marco Baroni mund të vijojë të qëndrojë në pankinën e Lazios përtej skadimit të kontratës së tij në qershor 2026. Lajmi është bërë publik së fundmi, nga Corriere dello Sport.

Skuadra e tij tani po lufton për kualifikimin në Champions, diçka e paimagjinueshme në verë, por shumë e besueshme tre ndeshje para fundit.

Vetëm në fund të këtij sezoni do të thyhet akulli, ku do kuptohej nëse Lazio dhe trajneri kryeqytetas do të mund të ecin përpara së bashku. Bëhet fjalë për një rinovim deri në vitin 2027 dhe një bonus i kënaqshëm.

Gjithsesi, para firmës, në program janë tre ndeshje kundër Juves, Interit dhe Leçes, vendimtare jo vetëm për të ardhmen e Lazios, por edhe për atë të Baronit.


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook