Manchester United-Tottenham është finalja e Europa League. “Djajtë e kuq”, pasi patën fituar 3-0 në ndeshjen e parë ndaj Athletico Bilbaos, triumfuan 4-1 në aktin e kthimit.
Spanjollët realizuan të parët me Jauregizar, por të besuarit e Amorim përmbysën llogaritë me Mount, Casemiro dhe Hojlund. Në fund, Mount kompletoi dopietën.
Tottenham kaloi pa probleme Bodo/Glimt. Spurs, pasi patën mposhtur norvegjezët 3-1 në ndeshjen e parë, korrën sukses 0-2 edhe në sfidën e kthimit me golat e Solanke e Porro.
Në Conference League në finale shkon Chelsea. Blutë e Londrës u mjaftuan me një fitore 1-0 ndaj Djagarden, ndërkaq vinin pas një goleade 4-1 në ndeshjen e parë.