Kryetari i Partisë Mundësia Agron Shehaj, i ftuar në emisionin Log. në News 24, foli më shumë për vizitën e tij në Mar-a-Lago, vilën e Donald Trump në SHBA.
Shehaj tha se nuk ka paguar për këtë vizitë qoftë edhe një euro. Ai shtoi se thjesht ka marrë një ftesë dhe kësaj ftese i është përgjigjur pozitivisht.
Agron Shehaj: Kam bërë një vizitë të atij niveli pa paguar 1 euro. Edi Rama më sulmoi për këtë gjë dhe disa analistë hodhën dyshime se kushedi sa kisha paguar. Kanë qenë thjesht thashetheme. Unë mora një ftesë dhe iu përgjigja një ftese. Nuk kam thënë se jam i përzgjedhuri nga amerikanët, siç bëjnë të tjerët.
Fatos Lubonja: Me stilin e vjetër është dhe kjo, të shesësh me Amerikën.
Agron Shehaj: Unë jam kryetar i një partie dhe unë gjithçka e përcjell. Unë përcjell takimet që bëj dhe vizitat. Nuk mund ta mbaja fshehur.