Drejtuesi politik i PD në qarkun e Fierit, Gazment Bardhi në një postim në rrjetin social facebook, i ka cilësuar mashtrime zërat për një urdhër, apo orientim për prishje të procesit zgjedhor në qarkun e Fierit nga Partia Demokratike!
“Mashtrimi i Belinda Ballukut përmes zëdhënëses së organizatës kriminale “Hakmarrja për Drejtësi” përfaqëson frikën e pushtetit nga populli!
Komisionerët e PD do të jenë garantë të ligjit dhe të vullnetit të qytetarëve!
E diela do të jetë ditë feste! Do të votojmë të qetë nga ora 07.00-19.00 në çdo qendër votimi!
E diela është dita largimit me votë të së keqes, e përfaqësuar nga korrupsioni, arroganca, krimi i Belinda Ballukut dhe Edi Ramës!”, shkruan Bardhi në facebook.