Devoll/ Humb jetën një e moshuar, dyshohet për vdekje natyrale

Një ngjarje me pasojë vdekje ka ndodhur Devoll. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Hoçisht. Nga informacionet paraprake mësohet se e moshuara 86 vjeçare ka qenë duke shkuar në banesën e saj në momentin që nuk është ndjerë mirë dhe është rrëzuar përtokë.

Policia ende nuk ka një konfirmim nëse ka humbur jetën për shkak të rrëzimit apo nëse ka pësuar ndnj infarkt.

E moshuara jetonte e vetme në banesë, policia sapo ka mbërritur në vendin e ngjarjes. Trupi do të transportohet drejt morgut për ekspertizën mjeko ligjore që do të zbardhë shkaqet. Policia dyshohen për vdekje natyrale.

()


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook