Deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi, ka ngritur sot akuza të rënda lidhur me fushatën zgjedhore të Partisë Socialiste, duke deklaruar se blerja e votës është përshkallëzuar që nga muaji mars dhe ka marrë përmasa shqetësuese në zonat rurale dhe të varfra të vendit.
Sipas Vokshit, blerja e votës është realizuar përmes pagesave në para, ndihmave ushqimore dhe premtimeve për punësime në administratë.
Ajo shtoi se rrjeti i patronazhimit është riaktivizuar dhe se mijëra punonjës të administratës publike janë angazhuar në fushatën e PS-së, shpeshherë nën presion apo kundër vullnetit të tyre.
Deputetja demokrate theksoi gjithashtu se dhjetëra milionë euro janë shpenzuar për tendera që i cilësoi si “asfalt elektoral” dhe punime pa standarde, të cilat, sipas saj, janë denoncuar në SPAK dhe në prokuroritë në rrethe.
“Është përshkallëzuar blerja e votës që nga marsi. Janë përdorur pagesa para, ndihma ushqimore, premtime për punësime. Raste të tilla më shumë kanë ndodhur në zonat rurale dhe të varfra
Rrjeti i patronazhimit është aktivizuar, puna e tyre është intensifikuar. Mijëra punonjës të administratës janë mobilizuar me hir apo pahir në fushatën e PS.
Dhjetëra milionë euro janë shpenzuar për tendera të quajtura asfalt elektoral dhe punime pa standarde që i kemi denoncuar edhe në SPAK sapo prokurori në rrethe”, tha ai.