EMRI/ U vra në Itali me thikë, shqiptari humbi jetën pas sherrit për një vajzë?

Dy të rinj shqiptarë, të moshës 17 dhe 19 vjeç, janë ndaluar nga autoritetet italiane pasi dyshohen si autorë të vrasjes së bashkëkombësit të tyre, Vladimir Lleshi. Viktima, 35 vjeç, humbi jetën pas një sulmi me thikë që ndodhi pasditen e 8 majit, në kryqëzimin mes rrugëve Corridoni dhe Baracca në qytetin e Pratos.

Të rinjtë u morën në pyetje nga zëvendësprokurorja Valentina Cosci. Sipas deklaratave të tyre, konflikti nisi për shkak të disa mesazheve që kishin të bënin me një vajzë. Takimi me Vladimir Lleshin ishte planifikuar pikërisht në vendin ku ndodhi ngjarja, dhe ai kishte ardhur i shoqëruar nga dy persona të tjerë.

Debati u përshkallëzua shpejt në një përplasje fizike që përfundoi me pasoja tragjike për Lleshin. Dyshohet se të rinjtë e sulmuan atë dhe më pas u larguan me nxitim nga vendngjarja.

Nga përplasja mbeti i plagosur edhe një 21-vjeçar shqiptar, i cili kishte ndërhyrë për të ndalur përleshjen. Ai u gjet i lënduar në vendin e ngjarjes dhe u transportua menjëherë në spital për ndihmë mjekësore.

(Arena e Lajmit)


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook