PS mbyll fushatën në Tiranë, Rama mbërrin i shoqëruar nga bashkëshortja, pritet nga simpatizantët në Parkun Olimpik

Partia Socialiste po zhvillon këtë pasdite mitingun përmbyllës të fushatës elektorale, në prag të zgjedhjeve të përgjithshme të 11 majit.

Tubimi i fundit i socialistëve po mbahet në Tiranë, ku gjithçka është thuajse gati dhe mbështetësit kanë mbërritur në ambientet e Parkut Olimpik.

Kryeministri Edi Rama, i shoqëruar nga bashkëshortja Linda Rama, ka mbërritur për të drejtuar aktivitetin final të PS-së, i cili shënon fundin e një fushate intensive në të gjithë vendin.

Në këtë event do të prezantohen vetëm kandidatët e PS-së për qarkun e Tiranës, duke vendosur theksin te kryeqyteti si qendër politike dhe elektorale.


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook