“Sot jemi më të bashkuar se kurrë për hir të Berishës”, Sali Shehu: Ata që nuk erdhën me ne s’janë opozitë

Kryetari i Frymës së Re Demokratike (FRD) dhe kandidat i koalicionit opozitar PD-ASHM, Sali Shehu, deklaroi në studion e News24 se zgjedhjet e 11 majit do të përballin qytetarët me një vendim historik për ndryshimin që ofron opozita e bashkuar.

Shehu theksoi se bashkimi i opozitës është arritja më e madhe e saj deri tani duke ia atribuuar këtë arritje kryedemokratit Sali Berisha dhe duke vënë në dukje se çdo subjekt jashtë këtij fronti nuk mund të quhet realisht opozitar.

“Ata që nuk janë bashkuar me ne, nuk janë opozitë. Ata janë në kërkim të gjësë që nuk dinë çfarë kërkojnë. Sot shqiptarët kërkojnë ndryshimin dhe ata nuk janë pjesë e tij,” – deklaroi Shehu.

Shehu u shpreh i bindur se koalicioni opozitar është më i bashkuar se kurrë, madje edhe më shumë se në zgjedhjet e vitit 2021, duke e cilësuar këtë si parakusht për një fitore të mundshme.


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook