Kandidatja e PD për deputete në listën e hapur në qarkun e Tiranës, i ka bërë thirrje qytetarëve që më 11 maj të votojnë PD si alternativën më të mirë për të ardhmen e fëmijëve të tyre.
Në një postim në rrjetin social facebook, Çupi shkruan se “këto javë kemi qenë bashkë, në rrugë, në lagje, në shumë prej familjeve tuaja. Bashkë duke biseduar dhe dëgjuar për shqetësimet, problemet dhe zgjidhjet”.
“Kam biseduar me nënat që duan një të ardhme më të mirë për fëmijët e tyre, me të rinjtë që duan mundësi të vërteta, me të moshuarit që duan dhe meritojnë më shumë dinjitet.
Në natyrën time nuk janë fjalët e bukura, por veprat. Me përkushtim. Me korrektesë. Me ndjeshmëri njerëzore. Prandaj kërkoj votën Tuaj të dielën për Partinë Demokratike dhe për mua, Dhurata Çupi Tyli.
Zoti qoftë me ne bashkë, me Shqipërinë! Fitore!”, përfundon mesazhin e fundit elektoral në prag të zgjedhjeve parlamentare të 11 majit, kandidatja e PD, Dhurata Çupi.
()