Barcelona, Flick: Gati për “El Classicon”, japim maksimumin

Tekniku i Barcelonës, Flick dha opinionin e tij para ndeshjes ndaj Real Madrid (La Liga).

“Po ia dalim mirë. Pas humbjes në Milano, të gjithë e dinë se nuk është e lehtë, por po i bëjmë gjërat mirë. Kemi folur për atë që duam të bëjmë në këto dy javë. Lojtarët kanë energji. Është bërë punë e shkëlqyer në katër muajt e fundit dhe duam të vazhdojmë kështu.

Kemi katër ndeshje dhe një El Clasico për të treguar se sa mirë mund të luajmë. Duhet të tregojmë besim në atë që duam të shfaqim”.

“Kemi folur me lojtarët për të mësuar ndjenjat e tyre, e bëjmë këtë hapur. Në një ndeshje si El Clasico, duhet të jemi 100% të gatshëm, aktivë, me intensitet, dominues”.

“Real Madrid? Ata janë një ekip fantastik, por ne po luajmë në shtëpi. Në çdo moment të ndeshjes, tifozët e dinë se çfarë na duhet. Kur luan këtë lloj ndeshjeje, edhe Madridi do të përpiqet të fitojë. Për ne, nuk shqetësohem për situatën në tabelë, ne duhet të fitojmë. Ky është mentaliteti ynë, si nisemi që nga fillimi”.


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook