Të dielën e gjitha bota do të mbajë frymën, në katalonjë do të luhet “El Classico” e fundit për këtë sezon, por një ndër më të rëndësishmit, teksa Barça dhe Real do të duelojnë për titullin e La Ligës këtë sezon.
Në stadiumin olimpik të Montjuïc në Barcelonë, do të zhvillohet një tjetër kapitull i nxehtë i rivalitetit të përjetshëm spanjoll: El Clásico mes FC Barcelona dhe Real Madrid. Ky takim është vendimtar për titullin e La Ligës, me të dyja ekipet që synojnë kurorën e kampionit, teksa 4 javë nga fundi diferenca mes dy gjigandëve spanjollë është 4 pikë.
Barcelona ka arritur të fitojë të tre përballjet me Real Madrid këtë sezon: në La Liga në fazën e pare duke triumfur thellë 0-4, në finalen e Superkupës së Spanjës (5-2) dhe vetëm pak javë më pare në finalen e Kupës së Mbretit, teksa blaugranat triumfuan 3-2 pas kohës shtesë.
Një tjetër sukses i skuadrës së Hansi Flick do t’i jepte Barçës një epërsi prej 7 pikësh dhe do të mbyllte përfundimisht llogaritë sa i takon titullit këtë sezon. Nga ana tjetër, një fitore e Real Madrid do ta ngushtonte diferencën në vetëm një pikë, duke e kthyer garën për titull në një luftë të hapur deri në fund, duke ditur sidomos kalendarin në letër më të vështirë për katalanasit. Gjithsesi skuadra e Flick mund të jetë e kënaqur edhe me 1 pikë, duke qenë se do të ruante distancën e sigurisë 4 pikë, 3 ndalesa nga fundi i kampionatit.
Tek vendasit dyshimi është vetëm tek Robert Lewsandovski, që sikundër edhe në Champions ndaj Interit mund ta nisë nga stoli supersfidën, ndërsa Ançeloti do t’I besojë sëroish tridhëmbëshit të përbërë nga Mbappe, Vinicius e Rodrigo.