Strukturat e posaçme për hetimin e krimeve zgjedhore në Drejtorinë Vendore të Policisë Kukës në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), ka ushtruar kontrolle në banesat e shtetasve Gazmend dhe Kalosh Peposhi në kuadër të hetimeve për veprën penale ”Korrupsioni aktiv në zgjedhje”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 328 e 25 te K.Penal.
Policia e Kukësit ka shpallur në kërkim shtetasit Gazmend dhe Kalosh Peposhi dhe vijon puna intensive për kapjen e tyre.
Strukturat hetimore të DVP Kukës nën drejtimin e SPAK po punojnë intesivisht me qëllim identifikimin e shtetasve të tjerë ndaj të cilëve ka dyshime se janë dhënë vlera monetare për orientimin e votës së tyre ndaj një subjekti politik.