Gara “Giro D’Italia” në Vlorë prek ditën e zgjedhjeve, PS kërkon zgjatjen e orarit të votimit

Për herë të parë, gara prestigjioze e çiklizmit “Giro D’Italia” do të zhvillohet edhe në Shqipëri, duke përfshirë qytetin e Vlorës në një nga etapat e saj.

Për këtë arsye, Policia e Shtetit dhe institucionet përgjegjëse kanë parashikuar masa të shtuara sigurie dhe kufizime në qarkullimin rrugor.

  • foto galeri

Etapa që përkon me të dielën e 11 majit, ditën e zgjedhjeve, ka sjellë edhe një kërkesë zyrtare nga Partia Socialiste në Vlorë drejtuar Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për shtyrjen e orarit të votimit.

PS kërkon që procesi i votimit në qytetin bregdetar të zgjasë deri në orën 22:00, përtej kufirit të zakonshëm të parashikuar nga Kodi Zgjedhor, që është ora 19:00. Sipas kërkesës, shtyrja synon të garantojë pjesëmarrjen e qytetarëve, pa u ndikuar nga kufizimet e vendosura për zhvillimin e garës ndërkombëtare.


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook