Krimet zgjedhore/ 2 prokurorë të SPAK dhe agjentë të BKH zbarkojnë në Fier, monitorim dhe në Roskovec

Prokurori i posaçëm Sotir Kllapi i shoqëruar nga agjentë të BKH dhe nga oficerë të policisë së Fierit, kanë zhvilluar një vëzhgim në disa zona të qarkut.

Një nga këto zona është edhe Roskoveci. Krahas prokurorit Sotir Kllapi, e deleguar me detyra në qarkun e Fierit për krimet zgjedhore është dhe prokurorja tjetër e SPAK Doloreza Musabelliu.

Deri më tani nuk janë vërejtur shkelje nga ana e prokurorëve të Posaçëm ndërsa prezenca e tyre do të jetë deri në mbyllje të procesit të numërimit.

Ndërkohë prokuroria e juridiksionit të përgjithshem Fier ka regjistruar 5 procedime penale lidhur me krime zgjedhore.

()


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook