Lushnjë/ Familja denoncoi humbjen e tij, gjendet i pajetë në një kanal 65-vjeçari. Policia jep detaje

Një person është gjetur i pajetë në kanalin kullues në aksin rrugor pushimi i shoferit Divjakë pranë fshatit Goriçaj. Policia e cila ndodhet në vendngjarje ka konfirmuar se  viktima është Mina Gjini 65 vjeç, banues në Këmishtaj dhe mblidhte kanaçe.

Familjarët e kanë denoncuar të humbur mbrëmjen e djeshme në polici ndërkohë që rreth orës 18 është gjetur nga kalimtarë të rastit. Policia po kryen procedurat për zbardhjen e ngjarjes.

Divjakë/Informacion paraprak

Sot rreth orës 18:00, në fshatin Goricaj, në një kanal vaditës, është gjetur i mbytur shtetasi M. Gj., 65 vjeç, banues në Goricaj, i cili ka humbur kontaktet me familjarët ditën e djeshme.

Nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit.

()


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook