Një ngjarje tragjike ka ndodhur sot në zonën e Holtës në Gramsh, ku dyshohet se një masiv dheu është shembur pranë një kanali që dërgon ujë në një hidrocentral.
Për pasojë konfirmohet se një punëtor i një kompanie që ndërton hidrocentralin ka ndërruar jetë dhe dyshohet që edhe një tjetër ka përfundur poshtë masivit të dheut.
Sakaq, policia dhe disa ekipet mjekësore pas njoftimit të marrë për ngjarjen janë nisur drej zonës ku ndodhi tragjedia.
Vetëm pak ditë më parë një rast i ngjashëm tragjik ndodhi në zonën e Klosit, ku pas shembjes së një masivi të kromit humbi jetën një 29-vjeçar.