Probleme me tendinën, gati shitja e lojtarit të Tiranës në Rumani

Mahamadu Dembele pritet të shitet në një skuadër tjetër. Ashtu siç e ka paralajmëruar më parë gazeta, futbollisti do të shitet këtë verë. Destinacioni pritet të jetë një nga vendet nordike ose në Rumani.

Nga ana tjetër, mbrojtësi dje nuk është stërvitur me skuadrën. Kjo pasi ai vuan nga një lëndim në “Tendinën e Akilit”. Lojtari është lënë pushim, ndërsa të shtunën dhe të dielën do të jenë pushim edhe lojtarët e tjerë.

Skuadra do të nisë punën ditën e hënë. Kujtojmë që Dembele është një mbrojtësit kryesorë të skuadrës, ndërsa ai gjatë gjithë kohës ka pasur oferta nga skuadra të tjera. Në janar, shitja u anulua pasi klubi nuk pranoi çmimin që iu propozua nga dy skuadra, njëra turke e tjetra austriake.


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook