Eksponentë të Partisë Demokratike kanë bllokuar mbrëmjen e djeshme dy automjete në Maqellarë, në njërin prej të cilëve ishte edhe sekretari i Blendi Klosit, dhe dy persona te tjerë.
Lajmi konfirmohet për nga gazetarja Klodiana Lala.
4500 USD, 1 mijë paund dhe tollona nafte janë gjetur në makinën e biznesmenit Fiqiri Pali.
PD pretendoi për shitblerje të votës dhe kanë bllokuar automjetet deri në ardhjen e prokurorisë, që kreu më pas kontrollet.
Ndërkohë janë sekuestruar telefonat e personave në automjete.
Vijon/…