Eksponentë të Partisë Demokratike kanë bllokuar mbrëmjen e djeshme dy automjete në Maqellarë, në njërin prej të cilëve ishte edhe sekretari politik i PS në Klos, dhe dy persona te tjerë.
Lajmi konfirmohet për nga gazetarja Klodiana Lala.
Nga kontrolli në një nga automjetet janë gjetur 4 mijë e 500 euro dhe tollona nafte.
Në makinën e dytë, pronë e një biznesmeni, nuk janë gjetur sende të paligjshme.
PD pretendoi për shitblerje të votës dhe kanë bllokuar automjetet deri në ardhjen e prokurorisë, që kreu më pas kontrollet.
Ndërkohë janë sekuestruar telefonat e personave në automjete.
Vijon/…