Pak më parë kreu i PD Sali Berisha ka votuar në “Liceun Artistik”.
Në një prononcim për mediat ai u bëri thirrje shqiptarëve të dalin masivisht në votime.
“Thirrje zemre për shqiptarët, votoni për fëmijët, pensionet, rrogat, punësimin, biznesin, fermën e tyre.
Unë çdo njeri që takova, takova njerëz të gëzuar, të sigurt në votën e tyre, do të kemi një ditë të dytë vere.
Votoni, votoni”, tha ai.