Elbasan/ Zgjedhjet e 11 majit, dy prokurorë të SPAK zbarkojnë për hetime zgjedhore

Dy prokurorët e Strukturës së Posaçme Antikorrupsion (SPAK), Olsi Dado dhe Ened Nakuçi, kanë mbërritur paraditen e sotme në Prokurorinë e Elbasanit për të ndjekur nga afër rastet që janë aktualisht nën hetim dhe për të monitoruar situatën në kuadër të zgjedhjeve të 11 majit.

Prania e tyre vjen në një moment kur vëmendja është e përqendruar te çdo indicie për shkelje zgjedhore apo abuzim me pushtetin për qëllime elektorale.

Ndërkohë, një grup hetimor i Prokurorisë së Elbasanit është dërguar në zonën e Labinotit, ku po kryhen veprime hetimore lidhur me një rast të dyshuar për shtrimin e një rruge me asfalt gjatë ditëve të fundit, në mes të fushatës zgjedhore.


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook