Finiq/ Probleme në Kardhikaq dhe Gravë, procesi zgjedhor nuk ka nisur për shkak të mos-tërheqjes së materialeve zgjedhore

Në ditën e zgjedhjeve të përgjithshme të 11 majit, janë shfaqur probleme të rëndësishme në dy fshatra të Bashkisë Finiq, Kardhikaq dhe Gravë, ku procesi zgjedhor nuk ka nisur për shkak të mos tërheqjes së materialeve zgjedhore.

Situata ka ndodhur në Komisionin Zonal të Administratës Zgjedhore (KZAZ) 92.

Për shkak të kësaj vonese, procesi zgjedhor është bllokuar dhe ende nuk ka filluar, duke krijuar shqetësime për votuesit e atyre zonave.

Situata po hetohet nga autoritetet, ku një oficer i policisë gjyqësore është dërguar për të marrë në dorëzim materialet zgjedhore dhe për të referuar ngjarjen për ndjekje penale ndaj komisionerëve që nuk janë paraqitur në detyrë.


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook