Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar të dhënat e fundit sa i përket pjesëmarrjes në zgjedhje.
Deri në orën 14:00, rezulton se qarku Vlorë ka pjesëmarrjen më të ulët.
Në Vlorë kanë votuar vetëm 21.39 përqind e qytetarëve me të drejtë vote.
Nga të gjitha bashkitë e qarkut të Vlorës, pjesëmarrjen më të ulët e shënon Finiqi, ku kanë marrë në votim deri në orën 14:00 vetëm 12.32 përqind e qytetarëve me të drejtë vote.
(Arena e Lajmit)