Kandidati i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi, ka publikuar një denoncim të fortë në rrjetin social Facebook, ku pretendon se në Lushnjë po veprojnë grupe të armatosura që synojnë të ushtrojnë presion dhe të frikësojnë qytetarët gjatë procesit të votimit.
Në postimin e tij, Korreshi i drejtohet SPAK-ut me tone ironike dhe akuzuese: “SPAKUUU ja dhe një i deleguar që thotë se nuk pjerth për ju, brenda territorit të qendrës së votimit në Imësht. Shenojeni dhe këtë trimin.”
Në reagimin e tij për , Korreshi ka zbuluar një prej mjeteve me të cilat, sipas tij personat e armatosur në fjalë qarkullojnë.
Korreshi kërkon reagim të menjëhershëm nga autoritetet për të ndaluar çfarë e cilëson si përpjekje për të cenuar lirinë e votës dhe sigurinë e qytetarëve në një proces që duhet të ishte demokratik dhe i qetë.