Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përditësuar të dhënat, sa i përket pjesëmarrjes në zgjedhje.
Sipas të dhënave të fundit deri në orën 17:00, kanë votuar në total 38.75 përqind e qytetarëve me të drejtë vote.
Qarku me pjesëmarrjen më të lartë të qytetarëve në votime është Dibra, me 48.51 përqind.
Me pjesëmarrje të lartë është edhe qarku i Tiranës, ku kanë votuar 42.57 përqind e zgjedhësve.
Qarku me pjesëmarrjen më të ulët vijon të jetë Vlora, me 28.51 përqind.
(Arena e Lajmit)