Procesi i votimit është ndërprerë përkohësisht në qendrën e votimit nr. 27/42 në bashkinë Librazhd, pasi komisionerët kanë konstatuar raste të fotografimit të votës nga disa votues.
Burime nga vendngjarja bëjnë me dije se komisionerët kanë reaguar menjëherë sapo kanë vërejtur shkeljen e Kodit Zgjedhor, duke vendosur pezullimin e përkohshëm të votimeve për të raportuar incidentin dhe për të rikthyer normalitetin në qendër.
Aktet e fotografimit të fletës së votimit përbëjnë shkelje të rëndë ligjore dhe mund të shoqërohen me pasoja penale. Nuk ka ende informacion zyrtar mbi numrin e personave të përfshirë apo nëse janë marrë masa nga autoritetet përkatëse.