Megjithëse votat nga diaspora kanë mbërritur më herët, vetëm tani do të nisë numërimi i tyre. Do të jetë nga një tavolinë për çdo qark. Procedura është e njëjtë, e ndarë sipas qarqeve.
Pas numërimit të subjekteve, do të bëhet edhe numërimi i fletëve të votimit për kandidatët. I gjithë ky proces do të zhvillohet në Parkun Olimpik, ku tashmë gjithçka është gati nga numëruesit e subjekteve politike.