Sali Berisha: Në Durrës bandat e Pojës, të Troplinit kanë vërshuar drejt KZAZ me urdhër nga Edi Rama se mund të ndikojnë në rezultat. Kjo nuk ëhstë vetëm në Durrës, por ata janë më aktivë, janë denoncuar, qoftë nga mediat, qoftë nga PD dhe në zona të tjera Rama ka zgjedhur një lloj presioni drejt KZAZ. Porosia ime e prerë për komisionerët tanë në KZAZ, të zbatohet ligji dhe vetëm ligji. Asnjë votë nuk duhet të numërohet në presion. Garantoj të gjitha bandat se qeveria e Aleancës për Shqipërinë Madhështore do i shpallë ato banda terroriste dhe do mmarrin ndëshkimet më maksimale si të tilla. Ata janë në përpëlitjet e fundit. Asgjë nuk mund të ndryshojë, populli ka folur në mënyrë vendimtare.