Pedersen fiton në Vlorë, çiklisti danez rikthen fanellën rozë, përfundon etapa e 3-të në vendin tonë

Max Pedersen tregon klasin e tij dhe fiton në etapën e 3-të të Giro D’Italia. Në Vlorë, çiklisti danez bëri një paraqitje mjaft pozitive, duke lënë mbrapa emra të rëndësishëm.

Duke dominuar me sprint, Pedersen ia doli, në një terren jo dhe aq të lehtë. Ai rimerr kështu fanellën rozë, pasi kishte triumfuar në etapën e parë, ndërsa në të dytën korri sukses anglezi Tarling.

Ashtu siç pritej, gara në etapën e 3-të ishte mjaft interesante.  160 kilometrat me terren kodrinoro-malor, Pedersen i përshkoi për 3 orë, 49 minuta dhe 10 sekonda.

Sa i takon renditjes, pas tij  u pozicionua Corbin Strong. Orluis Aular përmbyll top-3, sakaq  Brandon Rivera dhe Edoardo Zambanini mbajnë vendin e katërt dhe të pestë. Etapa e 3-të në Vlorë ishte e fundit që mbahet në vendin tonë.


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook