Përplasja PD-PS në Vorë, KQZ urdhëron largimin e vëzhguesve nga qendrat e votimit

Komisioni Shtetëror Zgjedhor vendosi sot Revokimin e akreditimit të të gjithë vëzhguesve, për KZAZ-në nr. 27, Bashkia Vorë, pas përplasjes verbale që pati Sekretari i Përgjithshëm i PD, Flamur Noka me një grup votuesish në Vorë, gjatë ditës së zgjedhjeve.

KQZ nuk ka përfshirë në këtë vendim vëzhguesit ndërkombëtarë dhe mediat.

Gjatë paradites së tq dielës, Noka ka akuzuar socialistët se kanë paguar qytetarët për të votuar për Partinë Socialiste, duke shtuar se ky ishte një veprim i organizuar për të ndikuar në rezultatin e zgjedhjeve.

Nga ana tjetër, disa qytetarë të pranishëm në vendin e ngjarjes kanë kundërshtuar akuzat e Nokës, duke e quajtur atë “mashtrues.”

Një prej tyre i ka thënë Nokës se ka dërguar njerëz në shtëpinë e tij për të ushtruar ndikim mbi votën.

Voraa
Voraa

 

REVOKIMIN E AKREDITIMIT TË VËZHGUESVE TË KZAZ-SË NR. 27 BASHKIA VORË, QARKU TIRANË, PËR ZGJEDHJET PËR KUVEND, TË DATËS 11 MAJ 2025

Në mbështetje të neneve 6, 7, 19, pikat 1, shkronja “n”, dhe 2, të ligjit nr. 10019, datë 29.12.2008, “Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar dhe Vendimit nr. 23 date 1.2.2023, “Për procedurat dhe kriteret e akreditimit të vëzhguesve të subjekteve zgjedhore në komisionet e zonave të administrimit zgjedhor, komisionet e qendrave të votimit dhe vendet e numërimit të votave, në zgjedhje”,

VENDOS:

  1. Revokimin e akreditimit të të gjithë vëzhguesve, për KZAZ-në nr. 27, Bashkia Vorë, Qarku Tiranë, të lëshuara për KZAZ-në, KQV-të dhe VNV-të, përveç vëzhguesve ndërkombëtar dhe mediave..
  2. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe publikohet në faqen zyrtare të internetit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.
  3. Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim në Komisionin e Ankimimeve dhe Sanksioneve brenda 3 (tre) ditëve nga shpallja e tij.

()

 

 

 


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook