Policia e Korçës ka arrestuar 2 nga 4 personat që dhunuan gjatë ditës së sotme një komisioner dhe familjarët e tij në Korçë.
Policia njofton se është vënë në pranga shtetasit L. K., 34 vjeç, dhe R. T., 37 vjeç, banues në Pogradec për veprat penale ” Goditja ndaj pjesëtarëve të familjes së personit që kryen një detyrë shtetërore” dhe “Plagosja e lehtë me dashje”.
Vijon puna për kapjen edhe të dy shtetasve të tjerë të shpallur në kërkim konkretisht shtetasit D. M., 30 vjeç, E. M., 35 vjeç.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.
()