Shqipëria Voton/ Zhvillimet minutë pas minute në BalkanWeb nga i gjithë vendi (Në përditësim)

Pas një muaj shumë intensiv me fushatën elektorale dhe 24 orë heshtje zgjedhore, qytetarët shqiptarë u drejtohen sot qendrave të votimi për të zgjedhur përfaqësuesit e tyre në Kuvend.

Këto janë zgjedhjet e 11-ta në Republikën e Shqipërisë, pas ardhjes së demokracisë, ndërsa 2.046 kandidatë garojnë për 140 vende në Parlament.3.713.761 qytetarët do t’u drejtohen sot 5225 qendrave të votimit në të gjithë vendit. Prej tyre, 114.642 qytetarë ushtrojnë të drejtën e votës për herë të parë.

07:19

Probleme në një qendër votimi në Fier, procesi nuk ka nisur ende, shkak mungesa e kolaudimi i pajisjes së identifikimit

Ndërkohë që procesi i votimit ka nisur thuajse në të gjithë vendit, probleme raportohen në një qendër votimi në Fier.

Gazetarja Klodiana Lala bën me dije se kanë mbërritur qytetarët e parë, por votimi nuk ka nisur ende pasi po pritet kolaudimi i pajisjes së identifikimit.

Anëtarët e komisionit janë të ulur në vendet përkatëse dhe pritet nisja e procesit të votimit.

Në lidhje me këtë problematikë është njoftuar edhe Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

07:04

Shqipëria zgjedh sot/ Nis zyrtarisht procesi i votimit në të gjitha qarqet, votojnë qytetarët e parë

Nis maratona zgjedhore në News24.

Në 72 orët në vijim do të ketë një transmetim live, që vijon gjatë të gjithë ditës së sotme deri në mbylljen e qendrave të votimit, për të vijuar më pas edhe procesin e numërimit.

Gazetari Osman Stafa po raporton nga kryeqyteti, në Liceun Artistik ku ndodhen 6 qendra votimi.

Jashtë godinës kanë qenë disa qytetarë të cilët prisnin që të votonin edhe përpara se të shkonte ora 07:00.

Në zgjedhjet e 11-ta parlamentare që prej vitit 1991, të drejtën e votës sipas të dhënave të publikuara nga Ministria e Brendshme, e kanë 3,713,761 shtetas shqiptarë, brenda e jashtë vendit, nga të cilët 114,642 të rinj do të votojnë për herë të parë.

Gjithashtu, edhe 3 027 persona, të dënuar dhe të paraburgosur pritet të ushtrojnë të drejtën e tyre kushtetuese për të votuar në 21 institucione të ekzekutimit të vendimeve penale.

06:58

PD pretendon se qëlloi me armë zjarri dhe tentoi blerje votash, arrestohet oficeri i policisë në Dibër, baba i kandidatit të PS Daniel Gjura

E tensionuar ka qenë situata mbrëmjen e djeshme në Dibër, ku një incident ka ndodhur mes grupeve të PS dhe PD.

Pas denoncimit të PD për një mjet që transportonte para dhe tollona nafte, forca të shumta policie rrethuan automjetin dhe kryen kontrolle

Gazetarja Klodiana Lala raporton se u arrestua Esat Gjura, oficer policie, i cili është edhe babai u kandidatit për deputet të PS, Daniel
Gjura.

Partia Demokratike pretendon se Esat Gjura qëlloi me arme në fshatin Pilafe, ndërsa tentonte blerjen e votave.

()


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook