Votimi elektronik! E moshuara kërkon ndihmë për të votuar, e ndihmon komshiu. Nënshkroi një deklaratë…

News 24 ka ndjekur live një situatë paksa problematike dhe jo të zakonshme.

Një e moshuar nuk votonte dot në njësinë numër 10, pasi procesi është elektronik dhe ajo nuk e kupton qartë këtë lloj mënyre votimi. Sipas ligjit, e moshuara mund të votojë nëse e ndihmon një familjar/e që nuk ka votuar në njësinë 10 ose person tjetër i panjohur, por që nënshkruan një deklaratë.

E moshuara në fund votoi, pasi e ndihmoi një komshi. Ky i fundit nënshkroi një deklaratë.

Kryetari i KZAZ: Sipas ligjit, duhet ta ndihmojë një person familjar që nuk ka votuar këtu ose ai që ndodhet pas në radhë, me deklaratë duhet ta ndihmojë. E moshuara nuk pranoi. Duhet të vijë një person familjar që nuk ka votuar.

E moshuara: Unë jam 90 vjeçe. S’jam dakord me një të huaj, sepse vota është e fshehtë. Por, hajd të vijë zotëria.

Djali: Jam një komshi, pse mos ta ndihmoj. Kam bërë dhe një deklaratë.  


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook